Në QKUK fillojnë punën 100 infermierë

Sejdiu kërkoi angazhim maksimal nga ta

Njëqind infermierë të profileve të ndryshme e kanë filluar sot punën në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, mirëpriti infermierët e rinj, me ç’rast ju dëshiroi punë të mbarë.

Është kënaqësi e madhe që po punësoheni në QKUK dhe nuk keni pasur nevojë të shkoni jashtë vendi, ju jeni shumë të rëndësishëm për pacientët”, u shpreh Sejdiu.

Ai kërkoi angazhim maksimal nga ta, me qëllim që pacientëve të ju ofrohen shërbime sa më kualitative.

Sipas tij, në QKUK do të ketë edhe konkurse të tjera për punësim të infermierëve të profileve të ndryshme.

Nga 100 infermierët që filluan punën, 35 infermierë janë me shkollim të mesëm në infermieri, 35 me shkollim të mesëm, 5 mami, infermiere akusherike me shkollim të mesëm, 5 me shkollim bachelor,  5 infermier/e pediatrike, 5 laborantë drejtimi mjekësor,7 fizioterapeutë bachelor dhe 3 me shkollim të mesëm”, njofton QKUK-ja/21Media

Back to top button