Në QKUK për herë të parë kryhet një procedurë e re

Në radiologjinë e QKUK-së, për herë të parë kryhet procedura e venografisë me tomografi të kompjuterizuar(CT)

Në Diagnostikën e radiologjisë intervente, degë e Klinikës së Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e cila vepron në kuadër të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, për herë të parë është kryer një procedurë e re, që më parë nuk ishte realizuar tek ne. Bëhet fjalë për procedurën e vizualizimit të enëve venoze të gjymtyrëve të poshtëm tek pacienti mashkull 32 vjeçar, e cila njihet si venografi me tomografi të kompjuterizuar(CT) të cilën e ka kryer ekipi që udhëhiqet nga dr. Bujar Gjikolli.

Ekipi mjekësor përbëhej nga Dr. Bujar Gjikolli, bashkë me Dr. Edona Sopaj, teknik Ismet Asllani dhe tekniken Fatime Sadiku, arriti të ndihmoj në diagnostikimin e saktë të gjendjes së venave tek pacienti që vuante nga problemet me venat e këmbës së djathtë dhe parandaluan nevojën për shpenzime të larta të diagnostikimit jashtë vendit.

Në botën moderne para shumë vjetëve është ndërprerë praktikimi i metodës klasike të vizualizimit të venave të gjymtyrëve e cila njihej si flebografia dhe tani diagnostikimi i venave po realizohet me tomografi të kompjuterizuar./21Media

Back to top button