Në rend dite zgjedhja e Spase Gligorovit

Vazhdon seanca  e gjashtë e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seancën e gjashtë në të cilën duhet të prononcohet për zgjedhjen e Spase Gligorovit, drejtor i Agjencisë për Administratë.

Në debatin e përgjithshëm, që përfundoi dje, zëvendësministri i Shoqërisë Informatike, Aleksandar Bajdevski theksoi se Gligorov i përmbush të gjithë kushtet ligjore dhe se profesionalisht dhe në mënyrë të përgjegjshme do t’i përfundojë obligimet e punës.

Deputetët nga opozita e vlerësuan zgjedhjen e Gligorovit si joligjore dhe theksuan se me të konfirmohet se LSDM-ja bën partizim të plotë të administratës.

Në rend dite të kësaj seance është edhe shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski, propozim-ligjet e Ligjit për marrëdhëniet e punës i dorëzuar nga Nolla Ismajlloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar nga grupi i deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja.

Krahas seancës së Kuvendit sot në Parlament, seancë do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në rend dite të së cilës është iniciativa qytetare me propozimin për miratim të ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune së bashku me Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune të 242 qytetarëve e dorëzuar përmes propozueses të autorizuar Snezhana Kuzmanovska, shkruan TV21./21Media

Back to top button