Në SHKUK për herë të parë u realizua mjekimi me rrezatimin IMRT/VMAT te një pacient me tumor të kokës

Në SHSKUK për herë të parë në Shërbimin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u realizua mjekimi me teknikën e rrezatimit IMRT/VMAT te një pacient me tumor të kokës.
Siç bëhet e ditur në njoftim, shumë shpejtë do të bëhet mjekimi me teknikat Radioterapi Stereotaktike, ndërsa me instalimin e aparatit të ri, do të nisë, po ashtu, mjekimi me Radiokirurgi (SBRT), me çrast pacientët për trajtim me rreze do të trajtohen në mënyrë shumë të sofistikuar, pa pasur nevojë për mjekim jashtë vendit, duke ruajtur paratë e tyre dhe buxhetin e shtetit.
”Bashkë me Shërbimin e Brahiterapisë në funksion, Klinika e Onkologjisë do ta ngrisë në nivel të lartë trajtimin me rrezatim të pacientëve onkologjikë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button