Në Shqipëri arrijnë edhe mbi 24.000 vaksina antiCOVID-19

 
Kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina anticovid të kompanisë Pfizer në Shqipëri përmes aeroportit të “Rinasit”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.
“1,103,690 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit masiv”, ka shkruar Rama./21Media

 

Back to top button