Në të gjitha kazermat e FSK-së u ngrit flamuri amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot Në 245 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan.

“Sot bashkë me urimin e 4 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin, jo vetëm të kombit amerikan, por edhe të gjithë popujve tjerë liridashës në Botë. Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut.”, ka shkruar minsitri Mehaj në facebook.
Ai ka uruar të gjithë burrat e gratë e SHBA-së, me të cilët bashkë, si një trup i vetëm, po rrugëtojmë në zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës.
“Urim të veçantë, gjithashtu, për të gjithë, ushtarakët e Forcave Amerikane për shërbimin vetëmohues për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë dhe anekënd Botës. Gjithashtu, një urim të veçantë edhe për të gjithë vëllezërit amerikan në armë me të cilët shërbyem së bashku në operacionet e përbashkëta.”, ka shkruar Mehaj.
Ndryshe, 4 korriku shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve./21Media
Back to top button