Kaloni te përmbajtja kryesore

Në temperaturat e ulëta, kadetët e FSK-së përmbushin sfidën e marshimit 12.8 km

Kadetët e Forcës së Sigurisë e kanë përfunduar suksesshëm marshimin prej 12.8 kilometrave, që u zhvillua në rrethinën e Liqenit të Batllavës. Kështu ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

Ai ka thënë se pjesëtarët treguan disiplinë dhe vendosmëri, ani pse kushtet atmosferike ishin të rënda dhe temperaturat ishin të ulëta.

“Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, tha Maqedonci.

Ministri u shpreh krenar për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button