Në Tetovë iu dha lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Nga brenda dhe jashtë shtetit, artistë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën sot në Tetovë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit Shpat Kasapit.

Homazhe u bënë në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku fjalët e fundit u shkruan në librin e zisë.
Salla e madhe ishte e vogël për t’i zënë të gjitha ata që erdhën për t’i shprehur ngushëllime.

Ceremonia u udhëhoq nga tekstshkruesi Avni Qahili. Ai tha se priste që ta promovonte projektin e ri të Shpat Kasapit dhe jo t’ia jepte lamtumirën e fundit.

Por, me lot në sy i bëri të gjithë motra e Shpatit, Jehona. Ajo madje ia dha Shpatit një premtim, se do ta ruajë birin e tij, Roelin, si sytë e ballit.

Por të pushtuar nga dhimbja u shfaqën edhe kolegët e Shpatit.

Ngushëllime shprehu edhe i pari i Tetovës, Bilall Kasami.

Pas Pallatit të Kulturës, ngushëlluesit shkuan drejt varrezave të qytetit të Tetovës, ku Shpat Kasapi u përcoll për në banesën e fundit./TV21

Back to top button