Në Ujman sot mbahet gara profesionale e kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës

Sot gjatë ditës do të mbahet gara profesionale e kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, tek Liqeni i Ujmanit, ura e parë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi ku ka njoftuar edhe për aktivitetet e tjera që do të mbahen në rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri.
“Sot me datën 26 korrik 2024, në kuadër të aktiviteteve me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri, në shenjë nderimi dhe përkujtimi do të bëhen homazhe shtetërore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës”, ka shkruar policia e Kosovës në “Facebook”./21Media