“Në ushtri jemi të gjithë të barabartë, ushtria është për të dyja gjinitë..”

Më 9 qershor, Ministria e Mbrojtjes do ta hapë konkursin për rekrutimin e kadetëve të rinj në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Në Bon Bon të RTV21, kapitenë e togerë dhanë detaje rreth këtij konkursi, përfshirë edhe kriteret që duhet të plotësojnë ata që duan të bëhen pjesë e FSK-së.
E togerja Semra Bezhani foli për dukurinë në vend, ku thuhet se „ushtria është për djemë“.
“Në ushtri jemi të gjithë të barabartë, ushtria është për të dyja gjinitë..”, u shpreh Bezhani./21Media

Back to top button