Nees publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Shqipërinë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19.00. Dardanët U21 grumbullohen më 8 nëntor.
Kosova gjendet në grupin G. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara Dardanët janë në pozitën e pestë me tre pikë të grumbulluara ndërsa Shqipëria gjendet në pozitën e dytë me nëntë pikë të grumbulluara./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?