Neki Emra emocionohet nga fjalët e Zanës

2 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Neki Emra, është një emër i njohur i skenës muzikore, që arti i tij pëlqehet shumë nga dëgjues të muzikës së zhanrit të cilin ai e bënë më së miri.

Në një bisedë të zhvilluar në programin e mesditës në Radio21 në “Me 21-IN”, ai foli rreth projektit të tij më të ri “Provokim”, të lansuar së fundmi, ku tregoi se eksperienca e tij në realizimin e videoklipit ka qenë sfiduese e njëkohësisht është ndjerë keq duke interpretuar rolin si i sëmurë e në gjendje kome.

Por, kjo siç duket i ka shërbyer për të mirë, pasi këngëtari tha se ka pranuar ftesë që me shumë mundësi një ditë, të jetë pjesë e botës teatrale a filmike.

Ndërkohë, gjatë bisedes ai pranoi një mesazh nga bashkëshortja e tij, gjë që e emocionoi shumë artistin.

“Neki t’u gëzoft zemra, qysh të thom zakonisht. Sot, po shfrytëzoj rastin që publikisht t’i them disa fjalë që tregojnë atë se çfarë unë ndjej për ty dhe si të shoh në sytë e mi. Nuk kalon pothuajse asnjë ditë që nuk i falënderohem Zotit që të solli në jetën time dhe na bëri bashkë si çift, përpos në ato ditë kur fjalosemi(me shaka), të cilat ditë shyqyr janë të pakta. Virtytet e tua që jo shumë kush i ka, të bëjnë njeri, mos të them të përkryer por, për mua të pazëvendësueshëm. Respekti, kujdesi, dashuria, besnikëria, sinqeriteti, janë vetëm disa nga ato të mira që ti i posedon. Jam me fat që të kam, së pari shok, pastaj edhe bashkëshort! Uroj të të kem gjithë jetën pranë vetës. Të faleminderit që çdo ditë ma lumturon dhe më bënë të qesh. Ndërkohë, të kërkoj falje që ndonjëherë të bëjë nervoz. Do vazhdoja më shumë së fjalët e mira nuk më përfundojnë asnjëherë për ty, mirëpo po e mbylli këtu duke të të thënë të dua sa më s’ka”, ka shkruajtur Zana.

Ndër të tjera, Neki uroi RadioTelevizionin21, me rastin e përvjetorit të 23-të, duke e cilësuar si shtëpinë më të madhe mediatike dhe si shtëpinë e parë të tij./21Media