Nelly Furtado tërhiqet përkohësisht nga skena

Këngëtarja kanadeze, Nelly Furtado ka vendosur që të bëjë një pauzë nga koncertet dhe turnetë e saj.

Këtë e bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Furtado shkroi se do të fokusohet në projekte të tjera krijuese dhe personale,ajo falënderoi fansat dhe bashkëpunëtorët e saj për mbështetjen e tyre gjatë viteve, shkruan portali rtv21.tv

“Kam vendosur të largohem nga performancat për një të ardhme të afërt dhe t’i përkushtohem disa projekteve të tjera krijuese dhe personale që përputhen më shumë me këtë fazë të jetës sime,e kam shijuar jashtëzakonisht karrierën time dhe vazhdoj ta dua shkrimin e muzikës, të cilin gjithmonë e kam parë si një hobi që pata fatin ta ktheja në profesion,do ta identifikoj veten përgjithmonë si kantautore”, u shpreh ajo. /21Media

Back to top button