Nëna e raporton djalin për armëmbajtje
Një grua ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se djali i saj posedonte një pistoletë.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ka dorëzuar pistoletën me pesë fishekë me gas.
“Rr. Gustav Majer , Prishtinë, 06.09.2021-10:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se djali i saj mashkull kosovar, posedon një pistoletë. I dyshuari ka dorëzuar pistoletën me pesë fishekë me gas”, thuhet në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media