Nënë e bir në makth, ëndërrojnë ta përfundojnë shtëpinë e nisur

Shtëpia nuk ka tualet dhe ky është halli më i madh i familjes

Anica është 73 vjeçe, dëshira e saj ende nuk është plotësuar. Para dy vjetëve TV21 ka formuar për gjendjen e rëndë të familjes Luleviç, ndërsa pasi janë mbledhur mjete është ndërtuar vetëm një pjesë e shtëpisë.

Anica jeton vetëm me djalin e saj Dragin, i cili kujdeset për nënën e tij. Edhe Dragi është me pengesa në lëvizje, por mundohet që t’i ndihmojë nënës së tij, e cila është edhe më e sëmurë.

Shtëpia ku jetojnë lë shumë për të dëshiruar, është e vjetër dhe pa kushte elementare për jetesë.

“Dëshria ime është që nëna ime të ecë, dëshira e të sëmurit është të shërohet, të uriturit, të ketë ushqim. Unë si fëmi,  vjet isha në karrocë, kjo ishte ajo që më ngriti në këmbë. Përfundova shkollën e mesme, studiova, nuk përfundova fakultetin deri në fund, por mbeta me shpresë dhe asnjë herë nuk u dorëzova. Nëna ime, shpresoj se do të ec një ditë, aq sa të mund t’i kryej nevojat fiziologjike”, deklaroi Dragi Luleviç.

Shtëpia e Dragit u nis për ndërtim, por vetëm sa filloi mbeti ashtu. Dragi tha se mjetet që i mblodhi për shtëpinë, ato që mbetën i harxhoi për shërimin e nënës.

“Janë ndërtuar themelet, i kemi mbushur, por ka mbetur edhe pllaka e betonit, kemi ngecur 7-8 muaj. Ato mjete që i patëm, kishim edhe pak, por na ndodhi edhe një gjë, nëna ime u sëmur edhe më shumë”, shtoi Luleviç.

Në shtëpinë e vjetër nuk ka banjo dhe as tualet e Dragi tha se ky është halli më i madh i tyre.

Dragi mbijeton me pensionin e babait të tij, i cili ka ndërruar jetë.

Nënë e bir kërkojnë edhe një herë nga gjithë personat human që t’i ndihmojnë që ta përfundojë shtëpinë e filluar dhe të dalin nga ky makth që ka kapluar familjen, shkruan TV21./21Media

Numri i telefonit: 071-796-247

Back to top button