Nënshkruhet protokolli, Thaçi përgëzon spektrin politik në Maqedoninë e Veriut

Thaçi thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon

Presideni i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik.

Thaçi ka përgëzuar gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur.

“E përgëzoj gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur, e cila padyshim do të sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin tonë. Ndërsa, marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar në Bruksel protokollin që i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën veri-atlantike. Ky vendim i NATO-s ka ardhur, pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund konfliktit mbi 27-vjeçar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin./21Media

Back to top button