Nëntë pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale

Nëntë pacientë të konfirmuar me Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post- Covid-19. Kështu ka informuar sot ShSKUK, sipas së cilit, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient./21Media

Back to top button