Nëntë të vdekur nga rrëzimi i dy helikopterëve të ushtrisë amerikane

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u rrëzuan mbrëmjen e së mërkurës në shtetin e Kentakit, raportojnë mediat amerikane.
Incidenti përfshiu Divizionin 101 Ajror dhe ndodhi gjatë një misioni stërvitor pranë një baze ushtarake.
Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, tha se përplasja ishte “lajm i vështirë” dhe paralajmëroi për viktima.
Zyrtarët konfirmuan nëntë vdekjet, sipas The Washington Post dhe ABC News.
Përplasja ndodhi rreth orës 21:35 me orën lokale (01:35 GMT) në zonën e Trigg County, afër bazës së madhe ushtarake Fort Campbell./21Media