Nëse dëshironi të keni thonjë të fortë përdorini këto metoda

 

Thonjtë e dobët, të zverdhur dhe që këputen lehtësisht vijnë si rezultat i kequshqyerjes, problemeve shëndetësore dhe ndikimit të agjentëve jashtëm. Problemet shëndetësore si anemia, reumatizma, problemet e qarkullimit të gjakut apo tiroidja ndikojnë po ashtu në dobësimin e thonjve.

Për të pasur thonjë të fortë, ju duhet t’i praktikoni:

Metoda e parë është trajtimi me vaj ulliri dhe limon: Bashkoni në një enë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni të freskët. Më pas, lani duart mirë dhe fshijini me napë pambuku. Pastaj, masazhojini derisa lëngu të penetrojë në lëkurë.

Këtë veprim duhet ta përsërisni deri në dy- tre herë në javë.

Ndërsa, metoda e dytë ka këta përbërës: uthull të bardhë rrushi, birrë dhe vaj ulliri: Në një enë bashkoni nga një lugë gjelle përkatësisht me birrë, vaj ulliri dhe uthull të bardhë rrushi. Ngrohni në zjarr të avashtë tre përbërësit dhe pasi të ftohen, lyeni thonjtë dhe mbulojini me fasho. Mbajeni kështu gjatë gjithë natës.

Kjo metodë është një ndër më të mirat për trajtimin e thonjve të dobët dhe të brishtë./21Media

Back to top button