Nëse e shihni këtë person njoftojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të dyshuar.
Bëhet fjalë për 35 vjeçarin, Debatik Delijaj nga fshati Bardhaniq në Gjakovë, i cili po kërkohet për rastin ”Vrasje ne Tentativë”, e që pas kryerjes së veprën penale është larguar në drejtim te panjohur.
Policia ka thënë se në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.
Prandaj, Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografi të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor./21Media

Back to top button