“Nëse nuk na jepni aeroplanë, atëherë ju dëshironi që të na vrasin”
Më herët u raportua se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përshkroi shkatërrimin total të aeroportit civil në qytetin e Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai përsërit gjithashtu lutjen e tij drejtuar udhëheqësve botërorë për një zonë ndalim-fluturimi.
“Ne jemi njerëz dhe është detyra juaj humanitare të na mbroni, të mbroni njerëzit. Dhe ju mund ta bëni këtë. Nëse nuk e bëni këtë, nëse të paktën nuk na jepni aeroplanë që të jemi në gjendje të mbrohemi, mund të ketë vetëm një përfundim: Ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”, ka thënë ai.
Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Kjo do të thotë të angazhohesh drejtpërdrejt me çdo aeroplan rus të dalluar në ato qiej dhe të qëllosh mbi ta nëse është e nevojshme.
Kjo, argumentojnë ata, do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë./21Media