“Nëse prishet koalicioni, LDK nuk do ta njeh Thaçin si president”

Osmani thotë se LDK-ja i ka votat për demarkacion

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Osmani, ka thënë se në raste se prishet koalicioni ose votohet mocioni i opozitës, LDK nuk do ta njeh, Hashim Thaçin si president.

Deputeti Osmani ka thënë se kjo do të ndodh, pasi sipas marrëveshjes së koalicioni, është e precizuar qartë që koalicioni nuk duhet të përkrah asnjë mocion që rrëzon Qeverinë.

“Mbi bazën e kësaj LDK-ja ka votuar Hashim Thaçin president, ashtu siç kanë votuar edhe deputet e PDK-së për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër. Në rast të prishjes së kësaj marrëveshje, këtij koalicioni i cili në mënyrë precize paraqet se nuk duhet të ketë mocion dhe nëse kjo ndodh, atëherë LDK nuk do ta njeh as pozitën e presidentit. Nuk do ta njeh Hashim Thaçin si president dhe do të këtë një situatë të komplikuar në këtë relacion mes LDK-së dhe institucionit më të larët të shtetit”, ka thënë Naser Osmani.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria është duke bërë përpjektë që sa më parë të procedojë demarkacionin në Kuvend. Ai ka shtuar se LDK-ja i ka votat për demarkacion, por që nuk ka informacione për partnerin në koalicion.

Ndryshe, marrëveshja LDK-PDK e parasheh që koalicioni të mos votojë asnjë mocion të opozitës.

Back to top button