Nëse shihni këtë grua lajmëroni policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

Sipas policisë e dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.” , thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button