Nesër bëhet ndarja e çmimeve në “Prishtina International Theater Festival”

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival” ka shënuar edicionin e pestë këtë vit. Edicion ky kushtuar regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet, të shtunën, më 04 dhjetor 2021, nga ora 20.30, në Teatrin Kamertal AAB, në Kolegjin AAB.

Në edicionin e pestë të PITF, i cili iu dedikua regjisores së ndjerë Burbuqe Berisha, në programin garues morën pjesë 5 shfaqje teatrore nga Turqia, Bulgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Juria profesionale si dhe juria e studentëve e juria e medias, do të ndajnë këto çmime:

–          Çmimi për shfaqjen më të mirë

–          Çmimi për regjinë më të mirë

–          Çmimi për aktorin më të mirë në rol dytësor, dhe

–          Çmimin për aktorin më të mirë

PITF nisi më 29 nëntor./21Media

Back to top button