Nesër bllokohet rruga Kakavijë-Janinë për disa orë

Policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30 nëntor 2025, nga ora 18:00-22:00 (sipas kohës lokale greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.