Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër dalin para gjykatës të dyshuarit për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik që i është bërë gazetarit Valon Syla. Tre të dyshuarit L.D, K.H dhe O.H., do të dalin nesër para gjykatës në seancën e procedurës paraprake.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Të dyshuarit janë arrestuar mbrëmë dhe ndodhen në ndalim.

Gazetari Valon Syla u sulmua natën e së martës në lagjen Bregu i Diellit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button