Nesër dhe pasnesër mot i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
“Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njofton Instituti Hdrometeorologjik i Kosovës./21Media