Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.

Presidenca konfirmoi për portalin rtv21 se e mërkura u shpall ditë zie kur edhe do të varroset.

Ditë zie është shpallur edhe në Shqipëri.

Për rtv21.tv Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidentja Osmani do të marr pjesë në varrimin e Kadaresë.

Kadare, shkrimtar i vlerësuar e shpërblyer botërisht, vdiq dje në Tiranë në moshën 88-vjeçare./21Media

Back to top button