Nesër dy seanca të jashtëzakonshme

Nesër do të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se e para do të fillojë në orën 12:00, ku pikë e rendit të ditës do të jetë 7 Marsi, Dita e Mësuesit, ndërsa e dyta fillon në orën 14:00, ku pritet të ketë debat parlamentar për pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

Gjithashtu, Kuvendi ka njoftuar se të hënën, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe Komisioni për Ekonomi, do të mblidhen për një sërë temash./21Media
Back to top button