Nesër fillojnë punën çerdhet private në Fushë-Kosovë

 

Nga nesër çerdhet private në Komunën e Fushë-Kosovës do të hapen. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimin nga Komuna e Fushë-Kosovës.

“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19. Të gjitha çerdheve u dëshirojmë punë të mbarë dhe prindërve e fëmijëve shëndet”, thuhet në njoftimin e kësaj komune të bërë në Facebook. /21Media 

Back to top button