​Nesër fillon aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga nesër, më 27 maj, fillon aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore. Aplikimi do të bëhet përmes platformës zyrtare e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 10 qershor të këtij viti.

Sipas njoftimit, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të zhvillohet nga data një qershor deri më 11 qershor 2025.

Provimi i Maturës është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 30 qershor 2025. Të gjithë nxënësit që kalojnë me sukses këtë provim do të kenë mundësinë ta shkarkojnë certifikatën digjitale përmes platformës e-Kosova.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë 25 pyetje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pyetjeve në 100.

MAShTI fton të gjithë maturantët që të ndjekin me kujdes udhëzimet në platformën e-Kosova dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar

Back to top button