Nesër fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

 

Nesër do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi 65-vjeçar, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministria ka njoftuar se do vaksinohen personat nga rajoni i Prishtinës, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi e Lipjani. Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë nga ora 08:00 deri në ora 19:30.

Ndërkohë të premten, nga ora 08:00 deri në ora 19:30, do të vaksinohen personat mbi 65-vjeçar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në QKMF në të gjitha komunat.

Edhe të shtunën do vayhdojë vaksinimi me të njëjtën grupmoshë./21Media

Back to top button