Nesër hapet “Komploti i Tiranës” në Galerinë Kombëtare
Nesër (12 maj) do të hapet ekspozita “Komploti i Tiranës” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
“Komploti i Tiranës” e Ardian Isufit, hapet me fillim nga ora 19:30.
Gjithashtu, sipas njoftimit ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor të këtij viti.
Kjo është ekspozita e parë personale e Isufit që hapet në Galerinë Kombëtare.
Gjithashtu, kjo ekspozitë është e kuruar nga Gaetano Centrone, Vladimir Myrtezai-Grosha dhe Elton Koritari.
“Kjo ekspozitë heton dhe shfaq proçese krijimi, tundime, përballje publike por edhe pamundësi dhe drama kolektive dhe personale të botës së brishtë të artit bashkëkohor – lokal apo global. Kjo sepse veprat e Ardian Isufit kanë karakter të veprave të angazhuara të cilat ndikojnë drejtpërdrejt mbi opinionin publik si një dialog me mjetet e artit duke na vorbulluar me paqëndrueshmëritë dhe qëndrimet eklektike të artistit si një kostum që me kast e ka veshur për të na destabilizuar përcaktueshmërinë e përkohëshme e të përsëritur që ai propozon..”, përshkruhet shfaqja./21Media