Nesër jepet “Deni dhe deti i thellë i kaltër” në Teatrin e Prizrenit

Nesër(4 qershor) do të jepet shfaqja “Deni dhe deti i thellë i kaltër” në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.
“Në mes të kaosit, kur bota ka dalë nga boshti i saj, duke humbur drejtimin e saj dhe duke kërkuar thirrjen e fundit për ndihmë, dy njerëz të vetmuar po luftojnë një betejë të dëshpëruar për dashuri; për falje; për pak mirëkuptim dhe një dorë ndihme me shpresën se gjithçka do të jetë mirë..” përshkruhet shfaqja.
Sipas njoftimit zyrtar, “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” është një përmbledhje tragjikomike e një rënie shoqërore, në të cilën ndjeshmëria dhe dhimbshuria bëhen gjithnjë e më të nevojshme, dhe dëgjimi i tjetrit gjithnjë e më urgjent.
Në shfaqja luajnë Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi./21Media

Back to top button