Nesër Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, të enjten, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Në orën 10:00 hapen dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues.
Në ceremoninë e hapjes, një fjalë rasti do të mbajë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Po ashtu të pranishmëve do t’u adresohen edhe drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të mbahet edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, debate dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.
Agjenda:
10:00  Hapja e aktivitetit dhe e dyerve të Kuvendit
Fjalime:
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit,
Nancy Soderberg, drejtore e NDI-së për Kosovë,
Arnhild Spence – koordinatore e UNKT-së për Kosovë,
Vendi: Oborri i Kuvendit
10:00  Panairi i organizatave të shoqërisë civile
Vendi: Oborri i Kuvendit
10:00  Garë shahu nga persona të verbër
Vendi: Oborri i Kuvendit
14:00  Tryezë diskutimi me organizata të shoqërisë civile: Të ruhen dhe promovohen parimet e demokracisë.
Vendi: Salla 506, Kuvendi i Kosovës​./21Media

Back to top button