Nesër mot me diell

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell. Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Parashikohet se do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.

“Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike. Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.  /21Media 

Back to top button