Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër nis ngjarja e madhe e Pingpongut në Kosovë

Federata e Pingpongut e Kosovës ka njoftuar se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare.

Mysafirët e parë nga Korea dhe Japonia tashmë kanë arritur, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.

Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë po merr pamjen përfundimtare përderisa e gjithë hapësira po përgaditet me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis.

Ky super event pritet të sjellë në Prishtinë mbi 600 sportistë nga 45 shtete, përfshirë edhe 12 vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një mundësi e madhe për afirmim ndërkombëtar dhe diplomaci sportive.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button