“Nesër nuk do të jetë ditë e lehtë”, Bërnabiq: Jam me zemër e shprit me Vuçiqin

Kryeminsitrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka shprehur përkrahje presidentit serb Aleksandar Vuçiq para udhëtimit në Bruksel.
Bërnabiq ka thënë se dita e hënë nuk do të jetë aspak e lehtë, raporton “B92”.
“Është e sigurt që nesër nuk do të jetë aspak një ditë e lehtë, por unë jam me zemër e shpirt me presidentin Aleksandar Vuçiq. Ata që dhanë atë që askush nuk u kërkoi derisa ishin në pushtet, realisht nuk duhet t’i kërkojnë asgjë presidentit Vuçiq. Ata tash, derisa presidenti Vuçiq po lufton për interesat tona kombëtare dhe për paqen dhe stabilitetit, duhet të heshtin. Nuk kanë të drejtë për t’i thënë asgjë presidentit të Republikës që luftoi për të rikuperuar çështjen e Kosovës, që sërish të jetë në rend të ditës”, ka thënë Bërnanbiq.
Tutje, Bërnabiq ka thënë se “Vuçiq do të jetë në gjendje të ruajë interesant kombëtare të Republikës së Serbisë”.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë në krah të Aleksandar Vuçiqit, të tregojmë se jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë të luftojmë për interesat tona kombëtare. T’i besojmë urtësisë dhe aftësive të tij politike dhe shtetërore, dhe jam e sigurt se shumica e popullit është prapa presidentit Vuçiq para takimit të nesërm”, ka thënë Bërnabiq.

Back to top button