Nesër protestohet për vezët që vinë nga Shqipëria

Protestohet  nesër para Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë

Shoqata Shpandarëve të Kosovës do të protestojë nesër para Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me dyshimin e cilësisë së vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.

Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për KosovaPress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.

Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.

“Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 cent”.

Sipas tij, Dogana dhe AUVK-u nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe prodhuesit vendor.

“ Dëmi i prodhuesve vendor është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama.

Back to top button