Nesër publikohet projekti i ri nga Mentor Haziri

Këngëtari, Mentor Haziri ka bërë të ditur se nesër do të publikohet projekti i tij më i ri.
Artisti përmes një postimi në ”Instagram”, ka theksuar se kënga e re titullohet ”U bo gati dashnia”.
Ndërkaq, kënga do të publikohet në orën 18:00.
Për muzikën është kujdesur Armend Rexhepagiq, ndërsa teksti është shkruar nga Aida Baraku.

Kujtojmë që projekti i fundit i Hazirit është ”Sonte”, të cilën e ka publikuar më 7 shtator./21Media

Back to top button