Nesër temperatura “përvëluese”, javën e ardhshme shi

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 36 gradë Celsius. Ndërsa, javën e ardhshme pritet të bien temperaturat.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 17-20gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s. Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, ka njoftuar I|nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Sipas Institutit, indeksi UV mbetet shum i lartë prandaj rekomandohet zbatimi i këshillave të
IKSHP.
“Java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave…”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së./21Media
