Neslihan dhe Kadir para xhirimeve të serialit të ri, kanë zgjedhur një destinacion për pushime

Aktorët, Neslihan Atagül dhe Kadir Dogulu janë një prej çifteve më të njohur të showbizit turk.
Dyshja janë njohur në një serial ku kanë luajtur të dy së bashku si protagonistë kryesorë në ”Fatih Harbiye”, i xhiruar para 9 vitesh.
Mirëpo përveç asaj Neslihan dhe Kadir do të kemi mundësi t’i shohim përsëri bashkë në një seri tjetër televizive.
”Gecenin Ucunda”, quhet seriali i cili do t’i paraqes aktorët si dy protagonistë kryesor të këtij filmi.
Çifti Neslihan Atagül dhe Kadir Dogulu janë duke planifikuar të shkojnë në pushime para se të fillojnë xhirimet.
Dyshja si destinacion këtë herë e kanë zgjedhur Afrikën.

”Ne po mendojmë të bëjmë një tjetër pushim para xhirimeve të serialit. Shpresoj t’i kalojmë mirë pushimet. Ndoshta do të jetë në hemisferën jugore, këtë herë po mendojmë të shkojmë në Afrikë”, iu ka thënë Dogulu gazetarëve.

Për filmin e ri pritet që ekipi të kompletohet dhe të nisë xhirimet në korrik. Neslihan Atagül u shfaq shumë e emocionuar për projektin.
Përsa i përket temës që trajtohet në këtë serial, detajet fshihen në librin ”Gecenin Ucunda”.  Vepra, të cilën Peride Celal e quan ”romani më i bukur romantik që kam shkruar ndonjëherë”, tregon historinë mbresëlënëse të Macide, e cila ia kthen shpinën dashurisë dhe përpiqet të krijojë një jetë të re për veten dhe fëmijën e saj në një botë mizore. /21Media

Back to top button