Netanyahu kundërshton SHBA-në për krijimin e një shteti palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai u ka thënë Shteteve të Bashkuara se kundërshton krijimin e një shteti palestinez sapo konflikti në Gaza të përfundojë.

Në një konferencë shtypi, Netanyahu u zotua të vazhdojë me ofensivën në Gaza “deri në fitoren e plotë”: shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura izraelite, duke shtuar se mund të duhen “shumë muaj të tjerë”.

Me gati 25,000 palestinezë të vrarë në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, dhe 85% të popullsisë së Rripit të zhvendosur, Izraeli është nën presion të madh për të frenuar ofensivën e tij dhe për t’u angazhuar në bisedime kuptimplote për një fund të qëndrueshëm të luftës.

Duke folur me gazetarët pas komenteve të fundit të Netanyahut, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby pranoi se SHBA-ja dhe Izraeli “natyrisht” i shohin gjërat ndryshe.

Që nga sulmet e 7 tetorit – më të këqijat në historinë e Izraelit, kur persona të armatosur të Hamasit vranë rreth 1300 izraelitë dhe morën peng rreth 240 – SHBA-ja ka mbështetur të drejtën e saj për t’u mbrojtur.

Por ndërsa numri i të vdekurve në Gaza është rritur dhe skenat e tmerrit atje janë shtuar, qeveritë perëndimore kanë bërë thirrje për përmbajtje izraelite./21Media

Back to top button