Netanyahu: Ne do të fitojmë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një postimi në “X” ka thënë se vendi i tij “do të fitojë”.

Më parë, ai iu drejtua vendit, duke thënë se ushtria ishte “gati për çdo skenar”, pasi Irani lëshoi ​​një breshëri dronësh dhe raketash gjatë natës.

“Ne përgjuam. Ne bllokuam. Së bashku do të fitojmë”, shkruan kryeministri në një postim të shkurtër në X, i njohur më parë si Twitter.

Mediat amerikane dhe britanike raportuan se forcat e tyre të armatosura morën pjesë në rrëzimin e raketave mbi zonën kufitare Irak-Siri, derisa fluturonin në drejtim të Izraelit.

Izraeli dhe Irani kanë qenë armiq të ashpër prej dekadash, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i njërit në tokën e tjetrit.

Ai vjen pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë.

Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Sulmi kundër Izraelit vjen, po ashtu, në kohën e tensioneve midis Iranit dhe Perëndimit, lidhur me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës./21Media

Back to top button