Netanyahu: S’do të ketë një shtet palestinez

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pasi SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia edhe zyrtarisht e kanë njohur Palestinën shtet.

“Nuk do të ketë një shtet palestinez”, ka thënë Netanyahu në një videomesazh, transmeton BBC.

Ai poashtu tha se me njohjen e Palestinës shtet po “shpërblehet terrorizmi”.

“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit – ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit. Dhe kam një mesazh tjetër për ju – kjo s’do të ndodhë. Një shtet palestinez nuk do të krijohet në perëndim të lumit Jordan”, tha Netanyahu.

Back to top button