Netanyahu: Trump nuk vuri veton për vrasjen e Ajatollah Khamenei

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se presidenti amerikan Donald Trump pengoi një plan izraelit për eliminimin e liderit suprem iranian Ajatollah Khamenei.
 

“Ka shumë raportime të rreme për bisedime që nuk kanë ndodhur kurrë dhe unë nuk do të hyj në këtë. Por mund të them se ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për to,” tha ai në një intervistë për Fox News.

Netanayahu shtoi se sulmet do të ndalen vetëm atëherë kur të heqin aftësitë bërthamore të Iranit.

Mediat britanike sot më herët raportuan, duke cituar dy zyrtarë amerikanë, se presidenti Trump ka vendosur veto ndaj planit izraelit për eliminimin e kreut të Iranit, pa dhënë më shumë detaje.

Back to top button