Neuer pranë rinovimit me Bayernin
Bayern Munich tashmë ka nisur të bisedimet me disa futbollistë që të rinovojnë kontratat.
Një gjë të tillë ‘Bavrezët’ synojnë ta bëjnë edhe me portierin Manuel Neuer.
Sipas’Sport1′, 35-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje e re deri në vitin 2025 duke përfshirë edhe rritjen e pagës.
Portieri thuhet se është i lumtur te Bayerni dhe pritet që së shpejti të nënshkruajë marrëveshjen e re.
Neuer është pjesë e gjigantit gjerman që nga vitit 2011 kur iu bashkua nga Schalke, që nga ajo kohë ai ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin.