“NEWBORN” sivjet me motive të artit tradicional japonez

Monumenti “NEWBORN” sivjet do të ngjyroset me motive të artit tradicional japonez “kintsugi”.
Kështu ka njoftuar krijuesi i monumentit, Fisnik Ismaili.

“Kintsugi – arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën edhe më të forta, edhe më me vlerë…, ka shkruar ai në Facebook.

Kintsugi është një art tradicional japonez që konsiston në riparimin e enëve të thyera prej qeramike duke i bashkuar copat me llak të përzier me pluhur ari (ndonjëherë argjendi ose platini).

Fjala vjen nga japonishtja:kin = ar, tsugi = bashkim / riparim Pra, kuptimi i drejtpërdrejtë është “bashkim me ar”.

Në vend që thyerja të fshihet, ajo theksohet me ar, duke e bërë objektin edhe më të bukur se më parë. Filozofia pas Kintsugi-t lidhet me konceptin japonez të pranimit të papërsosmërisë dhe kalueshmërisë së jetës (ëabi-sabi).

Kintsugi shpesh përdoret si metaforë për jetën: Plagët dhe thyerjet nuk duhen fshehur
Ato janë pjesë e historisë sonë, und të na bëjnë më të fortë dhe më të bukur./21Media

Back to top button