Nexhmedin Spahiu promovon librin për Kosovën e Shqipërinë

“Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës”, është promovuar sot nga autori, Nexhmedin Spahiu.
Promovimi i këtij libri u bë në Prishtinë, në orën 12:00, në Sallën e Insitutit Albanologjik.
“Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra-tjetrës” i Spahiut sjellë një analizë të ftohtë, jo emotive dhe të shkëlqyeshme për raportet mes dy shteteve, thanë gjatë këtij promovimit studiuesit. Njëkohësisht, sipas tyre Spahiu është ndër të parët, i cili ka folur dhe ka argumentuar ngritjen e kombit kosovar.
Ky është libri i 11-të i Spahiut./21Media

Back to top button