Neymar ishte shumë afër kalimit te gjiganti italian në verë

Napoli kishte marrë në konsideratë mundësinë për të transferuar Neymarin verën e kaluar. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit dhe trajneri Antonio Conte kishin diskutuar idenë e afrimit të yllit brazilian, duke menduar madje edhe për mënyrën se si ai mund të përshtatej në planin taktik të skuadrës.
Megjithatë, ideja për ta parë Neymarin në “Stadio Maradona” mbeti vetëm një ëndërr. Napoli vendosi të mos vazhdonte me këtë pistë, pasi në të njëjtën kohë doli mundësia për të transferuar Kevin De Bruyne, i cili konsiderohej në formë më të mirë dhe më i përshtatshëm për stilin e Contes.
Sot Napoli po shkëlqen me “Katërshen e Mrekullueshme”: Lobotka, Anguissa, McTominay dhe De Bruyne – ndërsa Neymar, pas një periudhe të vështirë me lëndime, është rikthyer të luajë në Brazil me Santosin.